.

Basha në Kukës: Javën e parë në pushtet heqim traun e rrugës

Në një proncimin nga Kukësi, ku po vijon takimet me qytetarët në kuadër të aksionit opozitar, Kryedemokrati Lulzim Basha tha se i shpreh mirënjohjen e thellë të gjithë kuksianëve per refuzimin masiv që i bënë kryeministrit Rama më 30 qershor.

”Kukësi i ka prirë betejës për liri e demokraci me revoltën kundër taskës së rrugës së Kombit. Dua të shpreh vendosmërinë tonë që javën tonë të parë në qeveri do të heqim traun e rrugës së Kombit. I kam kërkuar strukturave të PD të bëhen gati që bashkë me qytetarët ta kthejmë shumicën Rama ik më 30 qershor, në shumicën e një ndryshimi të thellë ekonomik e politik për cdo shqiptar, për t’i dhënë fund emigracionit e kurbetit që po e tret Kukësin.

Punësimi i shqiptarëve, mirëqenia e shqiptarëve, punësimi i kuksianëve, mirëqënia e tyre janë objektiv dhe prioriteti më madhi i PD dhe i imi personalisht” u shpreh Basha.