.

A do të ketë shkarkime në Asamblenë e PS? Balla flet hapur për 2 ministrat socialist

Kreu i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24”,  ka folur në lidhje me ndryshime të mundshme në kabinetin e qeverisë Rama gjatë mbledhjes së sotme të Asamblesë.

Përsa i përket dy ministrave më të vjetër në qeveri, atij të Turizmit, Blendi Klosi dhe ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, Balla është shprehur se kanë justifikuar tërësisht besimin e dhënë nga PS.

‘Ministrin Klosi dhe ministrja Manastirliu, justifikojnë tërësisht besimin e dhënë nga PS, nga kryeministri Rama. Do të kemi parasysh disa hapa të rëndësishëm që janë hedhur në drejtim të konsolidimit kundrejt turizmit edhe pse pati përpjekje dashakeqëse.

Turizmi në Shqipëri ka një rritje, kujtoj këtu mjaft njësi operuese në tregun e turizmit. Edhe në shëndetësi ka pasur mjaft përmirësime nëpër spitale dhe qendra shëndetësore’, u shpreh Balla.