.

Itali/ Trafikonin femije arrestohen 11 persona mes tyre 2 shqiptare


Policia italiane ka shkatërruar një grup kriminal, duke arrestuar 11 persona, mes të cilëve edhe 2 shqiptarë.

Personat e arrestuar akuzohen për vjedhje, shpërndarje droge e trafikim fëmijësh. Sipas mediave italiane, banda vepronte në rrethet e Tor Vergatës dhe Tor Bellës në Monaka.

Operacioni filloi pasditen e së premtes dhe zgjat gjithë natën. Fillimisht u kapën katër persona, dy nga Roma 19 dhe 17 vjeç dhe dy shqiptarët 20 dhe 21 vjeç. Ata u kapën 34 doza kokainë dhe u konfiskuan 600 euro. Kurse 19-vjeçari kishte 18 doza kokaine 23 hashashi dhe 740 euro.