.

Arritja e rëndësishme e Anitës, Haradinaj: Grua e fuqishme!


Gruaja e kryeministrit të Kosovës, Anita Haradinaj është nderuar me një çmim shumë të rëndësishëm në “Global Woman Summit 2019” dhe kjo gjë duket se e ka bërë tejet krenar Ramushin. Ky i fundit nuk ka ngurruar të shprehë ndjesitë e tij përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.

“Sot jam tejet i lumtur dhe i nderuar për shpërblimin e “Phenomenal Global Women” në “Global Woman Summit 2019” në Londër, që fitoi Anita. Nuk ka ndjenjë më të mirë se të kesh pranë një grua të fuqishme që nuk dorëzohet asnjëherë dhe që lufton për të drejtat e grave”-ka shkruar kryeministri i Kosovës.

Risjellim në vëmendje se Anita e ka fituar këtë çmim nëpërmjet votave online të marra nga publiku dhe lajmin e fitores së saj e kanë transmetuar edhe mediat më të dëgjuara botërore.