.

Studimi/ Orari i punës natën ndërlidhet me kancerin e vezoreve


Hulumtimi i shkencëtarëve amerikanë ka zbuluar lidhjen mes punës së natës dhe rrezikut për 49 për qind prej kancerit të vezoreve. Rezultatet e mbledhura prej rreth 3 mijë të të studiuarve, i ka publikuar revista “Occupational and Environmental Medicine”.

Lidhja mes punës së natës dhe kancerit të vezoreve ka qenë më e theksuara te femrat më të moshuara se 50 vjeç. Kjo mund të ndikojë në efektin e hormonit të estrogjenit dhe paraqitjen e dëmtimit të ADN-së, sqarojnë shkencëtarët.

Disa studime të mëhershme tashmë thonë se puna e natës lidhet me mundësitë më të mëdha nga prekja e sëmundjes së kancerit të gjirit.