.

Përdhosën bustin e Françesk Radit, Rozi: Më mirë pa fëmijë të tillë


Rozana Radi ka reaguar ashpër ndaj përdhosjes që dy të rinj i bënë bustit të xhaxhait të saj të ndjerë, kantautorit Francesk Radi. Përmes një postimi të gjatë në rrjetin social “Instagram”, Roza bën thirrje që të merren masa të rrepta ndaj djemve si dhe të vendosen përpara përgjegjësisë. Ajo nuk ngurron të shprehë edhe neverinë e zemërimin ndaj të rinjve në fjalë.

“Është bërë virale sot një video, ku dy adoleshentë dhunojnë bustin e kantautorit Francesk Radi. Përveç lidhjes familjare, sot dua të flas si qytetare e këtij vendi në të cilin dua të rris nesër fëmijët e mi. Dua të flas si një dashamirëse e muzikës. E kam parë që në orët e para te paradites këtë video dhe ende jam në pritje që policia do t’i identifikojë autorët të cilët do të vihen përpara pergjegjesisë! Keqardhje e madhe për këtë brez që po rritet në Shqipëri.

Do isha shumë kurioze t’i njihja nga afër këta dy adoleshentë e t’i pyesja se çfarë ju bëri busti i një artisti, i cili i dha aq shumë muzikë Shqipërisë. Në moshën tuaj Franko pas shkollë merrte këtë kitarë që ju po përpiqeni t’ja hiqni nga duart dhe këndonte. E internuan, e larguan nga nëna nga babai nga motrat nga vëllezërit, por kitaren nuk ja hoqën dot.

Nuk di në cilën fytyrë t’ju pështy e t’ju tregoj gjithë zemërimin tim të vajzës, të djalit, të bashkëshortes por më shumë të spektatorit që Franko i dha gjithë rininë. A i keni bërë pyetjen vetes nëse i keni lumturuar me këtë xhest familjarët tuaj?A janë krenarë për atë që ata përfaqësojnë…..Në Shqipërinë tonë vërtet mungojnë shumë gjëra, por një gjë e kemi të sigurtë ( më mirë një seks i sigurtë se një fëmijë i tillë )

I lutem autoriteteve të ndjekin rastin dhe t’i venë para përgjegjësisë të dy këta palaço të cilët na e bëjnë pis artin kulturën dhe rininë shqipëtare! Sot është dhunuar një vlerë publike.Nesër një tjetër e një tjetër…… Ju lutem të gjithëve ta marrin këtë foto të turpshme e ta postojnë me hashtagun #mambroartistin”- shkruan Rozana Radi.

Risjellim në vëmendje se ditën e djeshme reagoi edhe kantautori Elton Deda, duke i sharë dhe ofenduar deri në atë pikë sa shprehet se prej njerëzve të tillë pashaportizimi për në Tiranë nuk do të ishte aspak një ide e keqe.