.

“Lamborghini i këpucëve”, sipërmarrja miliarda dollarëshe e Kanye-t


“Në brendësi të mendjes kaotike dhe kreative të personit një bilion dollarësh, që ndërtoi perandorinë e atleteve”-kështu shkruhet për Kanye West në kopertinën e revistës prestigjioze “Forbes”.

“Forbes” e konsideron sipërmarrjen e reperit si perandori pasi në vitin 2018 linja e këpucëve Yeezy përftoi 1.5 miliardë të ardhura. Ndërsa në 12 muajt e fundit solli 150 milionë dollarë fitim.

Kanye, i cili e cilëson veten si një njeri mjaft produktiv, duket se ka goditur në vitin 2013 me zhvendosjen e Yeezy nga Nike në Adidas. Sipas revistës prestigjioze kjo ka qenë një lëvizje mjaft e leverdisshme, që i ofroi reperit 15 përqind aksione si dhe tarifë marketingu.

Epo, jo më kot Kanye e përshkruan linjën e tij të atleteve si “Lamborghini i këpucëve”…Referuar shumave të mëdha që fiton nga ky biznes, i japim plotësisht të drejtë krahasimit të tij.