.

Skulptura e Melania Trump është më qesharakja që keni parë


Sllovenia ka nderuar Zonjën e Parë të Amerikës, Melania Trump , me një skulpturë prej druri. Skulptura u zbulua javën e kaluar dhe është frymëzuar nga një foto e Melanias e vitit 2018.

Domethënë i përafrohet pamjes së saj ose le të themi që s`ka lidhje me Zonjën e Parë. Pas zbulimit të një skulpture të tillë, njerëzit nuk mund të rrinin pa komentuar dhe nuk kishin si të mungonin memet.

Por Twitteri nuk ishte vendi i vetëm që njerëzit kanë shprehur rezervat e tyre, pasi edhe shumë banorë të Sevnica-s janë shprehur se kjo skulpturë është “një turp”.

Skulptura u dizenjua nga artisti amerikan Brade Downey dhe u punua nga skulptori slloven Ales Zupevc. Nuk dihet nëse Melania e ka parë këtë skulpturë, pasi nuk ka reaguar ende.