.

Sali Berisha në Open: Ndërkombëtarët i kërkuan Ramës të shtyjë zgjedhjet, kryengritja do vazhdojë

Ish-Kryeministri Sali Berisha, deklaroi në një lidhje direkte me emisionin Open se kryengritja do të vazhdojë pasi Edi Rama po vijon të kthejë monizmin dhe sot kreu një grusht shteti.

Nuk do të ketë protesta por kryengritje popullore. i pyetur nga Enton Abilekaj, Berisha tha se ndërkombëtarë të nivelit të lartë i kanë kërkuar Edvin Kristaq Drogës që të shtyjë zgjedhjet dhe të nisë dialogun. Në Poznan u kthye me atlete të kuqe dhe nuk i dhanë asnjë qindarkë dhe nuk i dhanë asnjë takim. Asnjeri s’ka lidhje më të mira se unë me ndërkombëtarët.

“Unë jam luajal dhe nuk spekuloj kurrë. Natyrisht ndërkombëtar janë edhe ata të ODIHR që udhëzoj me ekspertizën e tyre. Çdo deklaratë tjetër i quajti ato të aligjshme dhe datën 30 të rrëzuar”, tha Berisha në Open.

Hapur.al