.

Aksident tragjik në Tiranë, shuhet familja me 4 anëtarë

 

Katër anëtarët e familjes Biba janë shuar në një aksident tragjik në Tiranë. Ngjarja ndodhi gjatë natës së shkuar.
Familja Biba ndodhej në qytetin e Elbasanit për të festuar një ditëlindje dhe në momentin e aksidentit fatal po ktheheshin për në Tiranë.

Shkaku kryesor i aksidentit dyshohet të jetë shpejtësia tej normave të lejuara, pasi makina ka bërë disa rrotullime pas përplasjes me bordurën mbrojtëse të rrugës.

Për pasojë, gjetën vdekjen çifti i bashkëshortëve Biba dhe vajza e tyre. Vajza tjetër mbeti e plagosur rëndë fillimisht por ndërroi jetë në spital.Në gjendje të rëndë ndodhet edhe drejtuesi i mjetit, i afërm i familjes, i cili ka pësuar dëmtime të mëdha në kokë dhe kraharor. Ai po mbahet në jetë me aparatura.