.

Kryeministri ironizon me mallkimet e Neritan Cekës: E kishte zënë tartakuti. Po mos kishte flokët e bardha do…


Kryeministri Rama gjatë takimit elektoral në Kolonjë ka komentuar dhe qëndrimin e ish-ambasadorit, Neritan Ceka, i cili ka mallkuar qytetarët që do marrin pjesë në zgjedhjet vendore të 30 qershorit pa opozitën.

Rama bëri disa batuta me qëndrimin atipik të ish-kryetarit të Aleancës Demokratike, për të cilin tha se fliste sikur e “kishte zënë tartakuti”.

“E kishte zënë tartakuti Neritan Cekën, mallkonte Neritani sikur kishte gërmuar tër natën në filxhanin e Monikës.

70 e ca vjeç burrë, profesor, arkeolog, njeri i kulturuar, me libra që nga antikiteti, ishte bërë që…. Po të mos i kishte flokët e bardha do dukej tamam sikur kishte dal xhindi nga filxhani edhe ulërinte”, ironizoi Rama.