.

Letra prekese qe aktoria shkroi pr vajzen perpara se te vdiste

 

Ylli i telenovelave spanjolle Edith Gonzales ndërroi jetë mëngjesin e djeshëm, pas një beteje tre vjeçare me sëmundjen e kancerit. Ajo la pas bashkëshortin dhe një vajzë 15 vjeçe.

Constanza erdhi në jetën e Gonzales kur ishte 40 vjeç dhe kur aktorja nuk e besonte se do të mund të bëhej nënë. E megjithatë, ajo duket se u bë forca e saj më e madhe. Një vit më parë, Gonzales i kushtoi një letër publike së bijës, me rastin e ditëlindjes, ku lexohet qartazi dashuria e saj për të.

“Një ditë ti më njoftove se po vije, duke dominuar trupin tim, duke e transformuar, pa ndjenja false. Ndjeva rritjen tënde, ardhja jote ishte e fortë, delikate, e shumëpritur, e bukur. Dhe kur dole nga mitra ime ti më bëre nënë. Unë munda të mbaja në krahët e mi një qenie që më zgjoi thellësisht ndjenjat e mëmësisë. Pak nga pak më mësove se prindërit mund të jenë një guidë në detin e gjerë që është jeta. Ky det që kaq shumë e do dhe në të cilën të është dashur të përballesh me vale, të ka bërë të dalësh dhe më inteligjente.

Jo e dashur, jeta nuk është e thjeshtë por është e bukur. Ti ke një zemër të madhe, inteligjencë dhe shpirt bujar. Jam aq e plotësuar me ty, aq krenare kur shikoj si rritesh dhe kthehesh në guximtare dhe krijon një identitet tëndin të adhurueshëm, të gjallë, të fortë dhe të përkushtuar. Costanza, Constanza ime, vogëlushja ime, qielli im, zemra ime, gjithçka e imja. Gjithçka është e jotja kur vendos të rritesh si valët, të dominosh horizontin, të sfidosh pushtetin e ujit, për të realizuar të gjitha dëshirat e tua.

Je vajza ime e bukur, vetëm të them faleminderit që më dhe mundësinë të jem nëna jote, të shikoj ëndrrat e tua dhe të shikoj tek ty mrekullinë e jetës. Gjithmonë do të jemi të kapura përdore, pasi në fund të gjithë jemi pluhuri i yjeve. Gëzuar ditëlindjen! Të dua vogëlushe”.