.

LAJM I FUNDIT/ Gjykata liron reperin Stresi nga burgu

Është liruar nga qelitë reperi i njohur Arkimed Lushaj. Gjykata ka vendosur lirinë për kusht për reperin e njohur si “Stresi”

Këngëtari 31-vjeçar u arrestua në ambientet e një hoteli në zonën e Linzës në Tiranë më 17 tetor të vitit të shkuar, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative.

Gjatë kontrollit të ushtruar në dhomën ku ai po qëndronte, Policia gjeti një armë zjarri, pistoletë “Pjetro Beretta”, me 12 fishekë, që dyshohet të jetë pa lejen e autoriteteve, si dhe një sasi të vogël lënde narkotike të llojit kokainë.Në momentin e arrestimit, reperi ka qenë në shoqërinë e një vajze e cila është proceduar penalisht.

Por ky nuk ishte rasti i vetëm që Stresi ka pasur probleme me Policinë, madje në një rast, ai u arratis nga ambientet e Komisariatit, duke shkaktuar një situatë të vështirë për punonjësit e Policisë.

Në atë kohë, këngëtari u arrestua thuajse nudo në hotel. Nëna e këngëtarit tha pak ditë më vonë, se djali i saj ka gati padinë civile që do ta depozitojë në gjykatë, për prishje të etikës dhe të privatësisë.

“Kam një padi civile. Atë do ta paraqesë Stresi për prishjen e etikës dhe privatësisë. Ai ka ankimuar vendimin e gjykatës dhe anashkalimin e tij”, tha nëna.