.

Jenifer Lopez zbulon detaje nga dasma


Këngëtarja Jennifer Lopez duket se do ta kurorëzojë në martesë lidhjen e saj të dashurisë me Alex Rodriguez, vitin e ardhshëm.

Pas fejesës së shumë komentuar, një burim është shprehur për “People” se çifti i njohur nuk dëshiron një dasmë të madhe, por një organizim intim familjar, ku të pranishëm do të jenë edhe katër fëmijët e tyre.

Ndërkohë, Jennifer Lopez ka zbuluar se do të mbajë një dasmë gjigante, e cila do të përfshijë edhe një ceremoni në kishë, pasi kurrë nuk është martuar në shtëpi të Zotit.

Jennifer Lopez ka qenë e martuar tri herë; dy martesa i kanë zgjatur vetëm pak muaj, ndërsa ajo me Marc Anthony-n, babain e dy binjakëve të saj, plot 10 vite.