.

Rita Ora së bashku me Princ Harry-n, për një kauzë fisnike (Foto)

 

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora iu bashkua Princ Harry-t për mbledhjen e donacioneve për fëmijët me HIV/AIDS, me pjesëmarrjen e saj në një koncert bamirësie që u zhvillua mbrëmjen e së martës në Hampton Court Palace.

Ora dhe Harry u fotografuan duke u përqafuar përpara eventit, që u mbajt nga organizata mbretërore bamirëse Sentebale. Pas takimit, këngëtarja u shpreh: “Unë jam vërtet e lumtur që jam këtu, që kam mundësinë të mbështes dhe të përpiqem të mbledh sa më shumë para për këtë çështje të madhe.”

E teksa raportohet se u ndoq nga një turmë prej 3 mijë personash, organizatorët thanë se koncerti grumbulloi qindra mijëra paund për organizatën bamirëse, që do të ndihmojë të rinjtë që kanë HIV/AIDS në vendet afrikane të Lesotho, Botswana dhe Malawi.

Rita Ora së bashku me Princ Harry-n, për një kauzë fisnike (Foto) – Gazeta Mapo