.

Nisin incidentet e para/ Sulmohet KZAZ, policia ‘blindon’ godinën pas ngjarjes

Dy javë para zgjedhjeve të 30 qershorit, është sulmuar Komisioni Zonal i Administrimit Zgjedhor e qytetit të Rrogozhinës.

Mësohet se është thyer fisheku i derës se kësaj qendre. Ndërkohë policia ka rrethuar qendrën e KZAZ-së

Nuk dihen ende më shumë detaje, ndërkohë autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.