.

Durim Bami kërkon dëmshpërblim nga shteti, ja shuma që do dhe arsyeja

Durim Bami, i arrestuari per kallëzim të rremë pas videos per atentat ndaj deputetit Tom Doshi, kërkon dëmshpërblim monetar nga shteti.
“Panorama” raporton se padia me firmen e Bamit, eshte regjistruar ne 28 maj ne Gjykatën Administrative.

Durim Bami ka paditur Ministrinë e Financave, Degën e Thesarit dhe Prokurorinë e Tiranës dhe kërkon dëmshpërblim për burgim të padrejtë qe ka bere.

Shuma e demshperblimit eshte 8.4 milione leke. Sipas shkreses se depozituar, “Paditësi Durim Bami i drejtohet Gjykatës Administrative të Shkallës së parë Tiranë për të kërkuar kompensim për burgim të padrejtë për periudhën kohore prej 2 vjet e 5 muaj e 19 ditë”.