.

Bes Kallaku po sjellë film të ri, por cili ishte roli i Xhensilës?

Ditën e djeshme aktori i njohur i humorit Bes Kallaku prezantoi projektin e tij më të ri.Aktori publikoi një poster në llogarinë e tij në Instagram ku zbuloi më shumë detaje.
“Vjen së shpejti. Një projekt që ka mbi dy vite me të cilin po punoj. Filmi: Falco. Zoti ju rujt ër ejj” shkroi aktori i humorit.
Këtë poster e ripostori dhe bashkëshortja e tij këngëtarja Xhensila Myrtezaj duke treguar se dhe ajo ka pasur një rol të rëndësishëm në këtë projekt pasi ka qënë në krah të Besit çdo ditë pune.

“Jam e bindur ne suksesin dhe finalizimin e cdo projekti tendin, aq me teper ketij ne te cilin kam qene deshmitare e cdo dite pune tenden. Mbare shpirt, me Zotin ne krah”, shkruan Xhensila.