.

Edhe pse e fejuar, Jennifer Lopez nuk e paska harruar Drake, ja çfarë ka ndodhur së fundmi

Jennifer Lopez dhe Drake thuhet se kanë pasur një lidhje në vitin 2016. Dyshja fillimisht është fotografuar bashkë në një festë gjatë muajit dhjetor, por ajo që ngriti më shumë dyshimet ishte fotoja e publikuar në rrjete sociale, ku Jennifer dhe Drake shfaqen shumë të afërt.
Edhe pse tashmë e fejuar me Alex Rodriguez, Jennifer nuk e ka hedhur pas krahëve historinë me reperin.Ajo ka nisur turneun e saj ‘It’s My Party’ në Los Angeles dhe sipas ‘Us Weekly’, gjatë një momenti kur në sfond dëgjohet kënga e Drake, ‘Hotline Bling’, Jennifer thotë: “Telefonatë vetëm për qejf”. Kjo nuk është hera e parë që këngëtarja e njohur bën këtë koment, pasi e ka thënë dhe në vitin 2016 në një koncert të sajin. Drake dhe Jennifer kanë pasur një lidhje të shkurtër, por asgjë nuk është konfirmuar nga vetë çifti.