.

Vazhdon sherri mes Anxhelina Hadërgjonaj dhe kushërirës së saj. Ky detaj tregon gjithçka

Pak kohë më parë u shkruajt gjatë në media për sherrin mes dy kushërirave Beatrix Ramosaj dhe Anxhelina Hadërgjonaj.Ato nuk e ndiqnin më njëra -tjetrën në Instagram dhe këtu filloi dhe ngritja e aludimeve që nuk flasin me njera-tjetrwn.
Më vonë u zbulua se shkak për këtë prishje të marrëdhënies midis tyre kishte qënë Ariel makeup artisti me famë botërorë që është dhe mik i ngushtë i Anxhelinës.

Por edhe pse familjarët e tyre flasin, Anxhelina dhe Beatrixi mesa duket vazhdojnë të mbajnë “mëri” me njëra-tjetrën.

Ditën e djeshme, Beatrixi ka festuar 25 vjetorin e lindjes dhe ka marrë urime nga të gjithë familjarët e saj.

Madje në festën e organizuar ka qenë e pranishme dhe motra e Anxhelinës dhe Albëria e ka uruar mbesën në komente.

Por ndryshe nga mamaja dhe motra, Anxhelina përsëri ka vendosur të mos e urojë Beatrixin gjë që ka ngritur aludimet se sherri mes tyre ende nuk ka mbaruar.