.

Prekëse/ CR7 i bën realitet ëndrrën tifozit me leuçemi

 

Cristiano Ronaldo i ka plotësuar dëshirën një tifozi të sëmurë duke ndaluar autobusin dhe bëri një foto me të. Ngjarja ndodhi përpara finales së Ligës së UEFA-s.

Ronaldo dhe skuadra portugeze po kërkojnë të bëhen kampionët e parë të Ligës Kombëtare ndërsa do përballen të dielën me Holandën në Porto.

Përpara përballjes, futbollisti i kërkoi autobusit të Portugalisë që të ndalonte për të bërë një foto me tifozin e vogël.

11-vjeçari Eduardo Moreira mbante një poster që lexonte: “Cristiano, më jep një përqafim”. Dhe ylli portugez bëri pikërisht këtë. Ai u sigurua që t’ia plotësonte dëshirën idhullit të tij. Mediat raportuan se Moreira po lufton me leuçeminë.