.

3 gjërat që duhet të keni parasysh para se t’i thoni dikujt të dua

Një nga dilemat më të zakonshme në një lidhje është momenti se kur duhet të thoni “të dua”. Këto fjalë kaq romantike duhet të vijnë në kohën e duhur, për të mos pasur më pas një ndikim negativ tek ju. Përpara se t’i thoni dikujt “të dua” kur keni nisur një lidhje duhet të keni parasysh tre gjëra:

Duhet të thoni “të dua” të paktën pas tre muaj lidhje
Sigurisht të gjitha marrëdhëniet janë të ndryshme, prandaj nëse e ndjeni se ju e dashuroni dikë që në takimin e dytë nuk është gabim t’i thoni menjëherë “të dua”. Megjithatë terapistja Rebekah Montgomery ka treguar për “Health.com” se zhvillimi i dashurisë kërkon kohë, të paktën tre muaj.Ndaj merrni kohen e duhur.

Sigurohuni se mendësia juaj ka kaluar nga “unë” në “ne”
Kur mendoni vazhdimisht për personin tjetër dhe ju e vlerësoni atë person për të gjitha të mirat dhe të këqijat e tij/saj, do të thotë se ju jeni dashuruar. Nëse kaloni shumë eksperienca bashkë dhe filloni ta bëni njeriun tjetër pjesë të botës suaj mund t’i shprehni dashurinë.

Prit deri sa nuk do të interesojë nëse personi tjetër nuk do të thotë dhe ty “të dua”
Aspekti më kritik për të vendosur se kur duhet të thoni “të dua” është të prisni derisa ju të ndjeheni të qetë për çfarëdolloj përgjigje që mund të merrni mbrapsht. Nuk duhet të shqetësoheni nëse partneri nuk ju thote te njejten gje.Është e rendesishme ta lini personin tjetër të mendojë se ju nuk keni nevojë që edhe ai/ajo t’ju shprehë ndjenjat.