.

Ja ku i kalon pushimet Rihanna me të dashurin miliarder

Rihanna dhe Hassan Jameel nuk fotografohen shpesh bashkë dhe prandaj të dalurat e tyre në publik gjithnjë tërheqin vëmendje dhe komentohen.

Riri dhe miliarderi nga Arabia Saudite kanë shkuar për pushime në Capri të Italisë dhe nëpër rrjete sociale po qarkullojnë disa imazhe ku shihen tepër të dashuruar. Me ç’kuptohet, ata janë të shoqëruar edhe nga persona të tjerë, të cilët mund të jenë familjarë ose miq të çiftit.

E teksa mediat e huaja aludojnë se çifti do ta kurorëzojë shumë shpejt lidhjen e tyre të dashurisë në martesë, risjellim në vëmendje klasifikimin e revistës prestigjioze “Forbes”. Këngëtarja nga Barbadosi u cilësua si artistja femër më e pasur në botë, me një pasuri e cila i tejkalon 500 milion euro.