.

“Letra e fundit publike do jetë ajo e dorëheqjes”, përgjigjja e Ramës ‘lë pa fjalë’ qytetarin

Kryeministri Edi Rama i dërgoi sot letrën e 5-të radhazi kryetarit të opozitës, Lulzim Basha me të cilën ndër të tjera argumentonte se koha në dispozicion për tu ulur në tryezën e dialogut po shkon drejt fundit.

Pas njoftimit të bërë publik nëpër media se protesta e radhës e opozitës do të zhvillohet me datën 31 Maj, ditë në të cilën Partia Socialiste kishte parashikuar të bënte hapjen e fushatës, Rama njoftoi se shtabi elektoral i partisë që drejton e kishte shtyrë për me datën 1 Qershor këtë eveniment.

Në statusin ku kryeministri ka shkruajtur letrën drejtuar Bashës, kanë vërshuar komente të shumta.
Një prej qytetarëve i shkruan: “Letra e fundit publike do jetë letra juaj e doreheqjes qe i drejtoheni popullit.”

Rama i përgjigjet:“Une nuk e jap doreheqjen sepse punoj per ate vogelushen 1 vjeçe ne foto, se te ishte per ty e per kedo si puna jote, nuk e kisha marre hic persiper kete detyre! Shendet e te mira”