.

Fero dhe Getoari bashkë? Ja çfarë i lidh dy reperët më të pëlqyer të momentit

Reperi i njohur Fero është shumë aktiv në rrjetet sociale. Ai herë pas here tërheq vëmendjen me videot që publikon, ku nuk mungojnë as deklaratat e forta. Mirëpo, pak orë më parë Fero ka postuar një foto që askush nuk e priste. Reperi shfaqet në makinë me Getoar Selimin, themeluesin e labelit “Babastars”. “Paparazzi”, ka shkruar reperi, ndërkohë komentet kanë qenë të shumta për të dy djemtë.

Kujtojmë që pak muaj më parë u përfol se Fero dhe Getoari po përgatisin një bashkëpunim dhe kjo foto duket se konfirmon thashethemet. Mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë mes tyre, nëse vërtetë një super hit do t’i bashkojë djemtë./revistawho.com