.

Ekspertët habisin me studimin: Gratë janë më të lumtura pa martesë dhe pa fëmijë

Sipas një studimi gratë e pamartuara dhe pa fëmijë janë nëngrupi më i lumtur i popullsisë. Ato kanë gjasa të jetojnë më gjatë se ato që janë të martuara dhe me fëmijë.

Paul Dolan, professor i shkencave të sjelljes, në Shkollën Ekonomike të Londrës, tha se të dhënat e fundit tregojnë se kriteret tradicionale për suksesin nuk janë të lidhura me lumturinë dhe veçanërisht me martesën dhe fëmijët.

“Të martuarit përgjigjen se janë më të lumtur se pjesa tjetër e popullsisë vetëm bashkë me ta ndodhet dhe bashkëshorti/ja, në të kundërt ata thonë se ndihen krejt të mjerë… Sipas trasteve të ndjekura: nëse je një burrë ndoshta e mira është të martohesh, por nëse je një grua mos e merr fare mundimin”, tha ai.

Burrat përfitojnë nga martesa, sepse “bien në paqe”. Rrezikojnë më pak, fitojnë më shumë në punë e jetojnë më gjatë. Gratë e martuara vdesin më shpejt. Gratë që nuk janë martuar kurrë dhe nuk kanë pasur fëmijë, janë nëngrupi më i shëndetshëm dhe i lumtur i popullsisë”, tha ai.

Libri i tij “Happy Ever After” (Të lumtur përgjithmonë pastaj), citon të dhëna të American Time Use Survey (ATUS), nivlet e kënaqësisë dhe të mjerimit në individë të pamartuar, të martuar, të divorcuar, të ndarë dhe vejanë. Të dhënat e vëzhgimit i tregojnë më të lumtur ata që janë të pamartuar.

Studime të tjera tregojnë se martesa ka disa përfitime financiare dhe shëndetësore për të dyja palët, burra dhe gra.

Megjithatë Dolan thotë se pavarësisht përfitimeve të të qenit beqare, gratë i ndjek modeli tradicional i lumturisë, i cili disa gra që s’kanë pasur kurrë fëmijë, mund t’i bëjë të palumtura.

“Ndoshta, ti do të takosh burrin e duhur dhe do të jesh e lumtur…duhet të ndryshojë. Jo. Ndoshta ti do të takosh burrin e gabuar dhe ai do të të bëjë më pak të lumtur, më pak të shëndetshme dhe do të vdesësh më shpejt”, ironizon Paul Dolan. /Sipas The Guardian-TemA TV/