.

Sa do të zgjasë protesta e sotme, policia merr masa.Parlamenti rrethohet me tela me gjemba

Opozita do të zhvillojë sot protestën e radhës kombëtare kundër kryeministrit Rama dhe qeverisë së tij.
Me thirrjen e fortë drejtuar shqiptarëve për pjesëmarrje masive, dhe me garancinë se nuk do të ketë asnjë kthim pas e asnjë kompromis në kurriz të zgjedhjeve të lira e të ndershme, Basha ka përsëritur ftesën për bashkim në këtë protestë masive para kryeministrisë që nis në orën 19: 00.
Mësohet se në polici është kërkuar leje për zhvillimin e protestës deri në orën 24:00 të mesnatës, shkruan Panorama.

Para protestuesve, ashtu si edhe një protestë më parë, pritet të japë mesazhet e tij mes një fjalimi kreu i PD-së, Lulzim Basha.
Ndërkohë që nuk përjashtohet një lëvizje drejt Parlamentit të Shqipërisë, sikundër ka ndodhur edhe më parë.
Mësohet se Parlamenti është i rrethuar me hekura dhe me tela gjemba që të pengojë protestuesit për të hyrë brenda.