.

FOTO/ Furgoni bie në lumin Shkumbin. Policia përpjekje për të nxjerrë shoferin. Detaje të reja nga aksidenti

 

Një furgon mallrash (siç e shihni në foto) ka rënë nga një lartësi prej rreth 200 metrash në lumin Shkumbin. Për pasojë, drejtuesi i furgonit ka mbetur i plagosur.
Aksidenti ndodhi në dalje të Librazhdit në vendin e quajtur “Kthesa e Murrashit”.

Paraprakisht, drejtuesi i një mjeti ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në humnerë. Forcat zjarrfikësve dhe policia kanë shkuar në vendin e ngjarjes për të nxjerrë shoferin nga furgoni i deformuar.

Përpjekja për shpëtimin e shoferit vështirësohet për shkak të terrenit të vështirë.