.

Eni Vasili debaton me Pezën: Mos bëj presion!

Debati në studion e emisionit pen ka arritur demperatura të larta dhe polemikat vijojnë sa kalojnë minutat.

Drejtuesja e emisionit Eni Vasili i është drejtuar Sekretarit socialist Alfred Peza, duke i thënë “mos bëj presion për të marrë fjalën pasi emisionin e bëj unë dhe drejtoj pyetjet. Këtu ka gazetarë që ende nuk kanë marrë fjalën”.

Debati është bërë pasi Peza kërkonte me insistim fjalën pas deklaratave të ish-deputetes së PD-së Grida Duma.

Ndërkaq, Sekretari i PS-së, Alfred Peza tha se nuk po bëntë asnjë presion por thjesht po kërkonte që të debatonte me përfaqësuesen e Partisë Demokratike, meqë ajo nuk pranon që të diskutojë si gazetar por si përfaqësues politik. Hapur.al