.

Berisha nxjerr denoncimin:20 agjenci detare do të mbeten në udhëkryq pasi qeveria do japë me koncesion…

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e qytetarit dixhital, i cili shprehet se vjedhja është mbështetja që i ofron qeveria fushës së turizmit.

Një drejtues i një agjencie detare, i cili ka kërkuar të jetë anonim në mesazhin dërguar ish-kryeministrit, shprehet se qeveria do të japë me koncesion të gjithë kalatën e portit Liomion.
Sipas qytetarit dixhital, nga ky veprim do të mbesin në udhëkryq rreth 20 agjenci detare.

Postimi i Berishës:
Vjedhja eshte mbeshtetja qe narkoqeveria i ofron turizmit! Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

Peshendetje Doktor Berisha. Une jam drejtues i nje agjensie detare ne Sarande ku kryesisht meremi me perpunimin e jahteve turistike dhe anijeve te mallrave. Sic e dini vitin qe kaloi ne te gjitha si agjensi detare kemi patur nje problem shume te madh me nje kompani qe ka mare nje pjese me qera te portit Limion ku pretendoi se e kishte mare te gjithin dhe na vendosi nje takse 6 cent per liter nafte. Kalata e portit eshte shtetit por meqenese rruga qe hyn ne kalate kalon ne teritorin qe eshte dhene me qera, edhe pretendimi i tyre ishte qe dhe kalata eshte pjese e tyre. Tani burime te besueshme nga administrata e portit na thone qe qeveria ne menyre te fshehte do tja jape me koncesion te gjithe kalaten e portit Limion. Ne jemi afersisht 20 agjensi detare dhe nuk dime se ku do mbytemi, vjet na shkateruan te gjithe punen nuk e dime se si do veje ky vit. Nuk na behet asgje trasparente. Anonim ju lutem.Pershendetje Doktor Berisha. Dua te bej nje denoncim ne lidhje me bllokimin e furnizimit te jahteve ne portin e limionit me urdher direkt te z.Paulin Ndreu. Nje jaht qe ndodhet aty ka disa ore qe pret te furnizohet dhe Paulini nuk lejon kompanine e naftes ta furnizoje dhe kuptohet pse! eshte nje skandal per turizmin ne Shqiperi sidomos tani ne sezon. Inspektor kalate.