.

Juventusi gati për goditjen e madhe, akord me yllin e kampionatit italian

Juventusi duket se ka gati goditjen e madhe të merkatos së verës. Siç raporton “Sky Sport”, bardhezinjtë kanë gjetur akordin me agjentin e Sergej Milinkoviç-Saviç.

Prej kohësh, mesfushori serb i Lacios është në dëshirat e Juventusit, dhe duket se vetëm nga sezoni tjetër ai do të jetë në stofin e bardhezinjve.

Siç bëhet me dije nga Italia, akordi është arritur me vetë lojtarin, ndërsa tani Paratiçi është gati të negociojë me presidentin Lotito, i cili një vit më parë nuk pranonte oferta më pak se 100 milionë euro.