.

Juventusit i ikën trajneri


Trajnerit, Massimiliano Allegri largohet nga drejtimi i Juventusit. Dy ndeshjet e fundit të mbetura në Seria A do të jenë të fundit që Allegri do të drejtojë Juventus-in.

Pas 5 vitesh nën drejtimin e Juventusit, Allegri ka vendosur të largohet.

Skuadra e Juventus nën drejtimin e Allegrit ka fituar 5 herë titullin kampion.

Ndërkaq ditën e nesërme pritet që të sqarohet gjithçka në një konferencë të përbashkët me presidentin Agnelli.

.