.

Gëzon 18 mln euro, e megjithatë Rita Ora bën punë shtëpie (Foto)

 

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ndonëse gëzon një pasuri prej 18 milionë eurosh, duket se i bën punët e shtëpisë ashtu sikurse çdo njeri i thjeshtë. Këtë gjë na e ka treguar në një farë mënyre e ëma e saj, Vera Ora.

Në një fotografi të publikuar së fundmi në rrjetin social “Instagram”, ku Rita shihet duke pozuar pranë avionit të saj privat me një kostum tejet elegant, e ëma i ka shkruar: “Ndalo Rita, harrove të lash enët këtë mëngjes”.

Ky koment i saj duket se ka prodhuar edhe një sërë reagimesh nga ana e ndjekësve shqiptarë të Ritës, të cilët nuk ngurrojnë ta krahasojnë atë me nënat tipike shqiptare.