.

Nuk shkoi në finalen e Champions, por Ajax merr kampionatin e 34-të

 

Ajax ishte surpriza e Champions League këtë vit. Djemtë e rinj të Ten Hag bën të pamundurën duke mposhtur Realin e Madridit, Juventusin, por u skualifikuan nga Totenhami në sekondat e fundit të ndeshjes. Ata dhuruan spektakël dhe nxorrën në pah lojtarë shumë të rinj e të talentuar.

Mirëpo, megjithëse nuk ia dolën të kualifikohen për në finalen e madhe të Champions League në Madrid të Spanjës, ata arritën të fitojnë kampionatin duke ngritur trofeun për herë të 34-të në histori. Ajax mopshti me rezultatin e thellë 4-1 ekipin e Grafschapit, duke e mbyllur sezonin në vendin e parë me 86 pikë, tre më shumë se rivalët e PSV.

Pritet të shohim se si do të jetë performanca e Ajax sezonin e ardhshëm, pasi disa lojtarë të talentuar që bënë diferencën te ekipi hollandez, do të largohen.