.

U shtir si i sëmurë për të ndjekur Totenhem-Ajaks, klubi ndërpret menjëherë kontratën me futbollistin

 

Një episod i çuditshëm vjen nga Holanda. Futbollisti i Telstar, që militon në Kategorinë e Parë të Holandës, Hordi Va nder Lan është shtirur si i sëmurë për të ndjekur nga afër gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve mes Totenhemit dhe Ajaksit.

Pasi kërkoi leje në klub që iu refuzua, ai u shtir si i sëmurë dhe udhëtoi drejt Londrës për të ndjekur takimin. Një moment ai u kap nga kamerat që transmetonin ndeshjen dhe gjithçka u zbulua. Drejtuesit e Telstarit menjëherë vendosën të ndërprisnin kontratën me futbollistin dhe e konsideruan të rëndë shkeljen.