.

Kampioni i botës reagon kundër homoseksualëve/ Futbolli nuk është gati për ata!

Homoseksualizmi është një nga çështjet më të debatuara në përgjithësi, por kohët e fundit ka prekur shumë dhe futbollin. Disa janë shprehur kundra futbollistëve homoseksualë, e disa të tjerë e quajnë normale. Së fundmi, në një intervistë për “Sport1”, kampioni i botës me Gjermaninë, Per Mertesacker, ka reaguar në lidhje me këtë temë.

“Futbolli nuk është gati për homoseksualët. Pyetja e saktë është se kur do të jemi gati për të folur për tema të tilla? Është një sfidë që ne të gjithë duhet të përballemi. Duhet të provojmë të sensibilizohemi, por duhet të respektojmë dhe personat që nuk duan të flasin për gjëra kaq private dhe nuk duan të shprehen hapur se si ndihen ose se çfarë mendojnë“, u shpreh ish-ylli i Gjermanisë dhe Arsenalit. /CNA.al