.

Takimi me Sorecën, aleatët e Bashës dalin me thirrje për Metën

Përfundon takimi mes ambasadorit të Be-së në vendin tonë Luigi Sorec dhe krerëve të partive të vogla, aleatë të Partisë Demokratike.

Takimi pranë zyrave të BE-së në Tiranë, që kishte në fokus do të jetë situatën politike ka zgjatur një orë.

Në takim merrnin pjesë krerët e LZHK, PAA, PBDNJ, PDK, PR, ndërsa në përfundim të tij kreu i PR-së, Fatmir Mediu u shpreh se do t’i kërkojnë një takim kreut të shtetit, Ilir Metës.
Sipas tij, Meta duhet të thërrasë një tryezë diskutimi ku të marrin pjesë opozita dhe mazhoranca.

Takimi i tyre me Sorecën vjen pas firmosje së marrëveshjes me dhjetë pika me Partinë Demokratike, për të mos lejuar më që në vend të mbahen zgjedhje farsë./BW