.

“Shumica janë në gjumë, s’mund të tolerohet”, largohet drejtori i postës në Shkodër.Ja paralajmërimi i prefektit

Drejtori i përgjithshëm i Postës Shqiptare, Laert Duraj prezanton titullarin e ri të filialit Shkodër. Burime për “Balkanweb” bëjnë me dije se nga kjo detyre është larguar Paulin Ndoja dhe në vend të tij është emeruar Edmond Emini, që mban edhe postin e kryetarit të PS.

Ky rrotacion në prag të fushatës elektorale, pritet të pasohet nga të tjera. Prefekti Valdrin Pjetri deklaroi se ky është vetëm fillimi duke paralajmëruar ndryshime të tjera. Prefekti Pjetri tha se shumica e drejtorëve janë në gjumë.
“Nuk mund të tolerohet më kjo gjë”-u shpreh Pjetri.