.

Rudina Hajdari flet për arritjen e opozitës së re: Futëm në axhendë ndryshimin e sistemit.Ju garantoj se…

Deputetja demokrate, Rudina Hajdari e pranishme sot në Kuvend u shpreh se amendimet kryesore që do të ndërrmarrë grupi i deputetëve të rinj të opozitës, të cilët janë tashmë pjesë e Kuvendit, është ai i ndryshimit të sistemit.

Ndër të tjera, deputetja Hajdari falënderoi nga foltorja e Kuvendit, deputetët e opozitës që i dhanë kryesimin e grupit të ri parlamentar.
“Do kemi disa amendime. Amendimi kryesor ka të bëjë me ndryshimin e sistemit, kjo është një arritje për opozitën dhe gjithë vendin. Ju siguroj që gjatë mandatit të këtij komisioni do t’i arrijmë të gjitha objektivat që kemi rënë dakord me Grupin e mazhorancës.

Përtej adresimit të rekomandimeve të OSBE-ODIHR, kemi për të garantuar një proces të rregullt zgjedhor dhe do marrim masat e duhura për listat zgjedhore.Ky është një projekt me ambicie të lartë, por ky është objektivi kryesor. Sa herë që bëjmë zgjedhje ne kontestojmë rezultatin, duhet t’i garantojmë qytetarëve shqiptarë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ndryshimi i sistemit është parësor.

Do hartojmë planet në ditët në vijim dhe jam mirënjohese grupit që ma dha mundësinë për t’i kryesuar. Falenderoj edhe kryetarin e Grupit Parlamentar të Pavarur.”-u shpreh Hajdari.