.

“Rama ik”qytetaret e Elbasanit djegin goma e bllokojnë rrugën

 

Përshkallëzohet situata në Elbasan, në rrethrrotullimin e Bradasheshit ku edhe po zhvillohet protesta e opozitës. Protestuesit i kanë vënë flakën disa gomave në rrugë.

Protestuesit dëgjohen teksa kërkojnë largimin e kryeministrit Rama me thirrjet “Rama ik”.

 

Ora 18:00- Bllokohet aksi që lidh Juglindjen me Tiranën
Sot në orën 18.00 edhe në Elbasan sipas drejtuesve të degëve të PD nga të gjitha bashkitē e Shqipërisë së Mesme dhe atyre të Juglindjes iu bashkuan përshkallëzimit të protestës kombëtare të opozitës për zgjedhje të lira dhe demokratike.

Për rreth një orë Rrethrrotullimin e Bradasheshit, opozita do të bllokojë aksin më të rëndësishëm të rrugës kombëtare që lidh kryeqytetin me Juglindjen e Shqipërisē. Në Elbasan, qarkullimi në rrethrrotullimin e Bradasheshit do të bllokohet nga militantët e opozitës për të paktën njē orē. Përmes kësaj forme të mosbindjes civile të përdorur edhe më herët, opozita synon të forcojë mesazhin se aksioni i saj do të përshkallëzohet nëse kushti i saj për qeveri tranzitore dhe zgjedhje pa Edi Ramën kryeministër nuk plotësohet.