.

Jetoi 10 vite në një ishull tropikal, i arratisuri dorëzohet në polici: U lodha nga dielli

Për shumë nga ne ndoshta është ëndërr të jetuarit në një ishull tropikal, duke shijua diellin rërën dhe detin në çdo moment, por me sa duket jo të gjithë bëjmë pjesë në listën e këtyre personave.

Një 67-vjeçar, i cili kishte jetuar për 10 vite në ishujt Kanarine në Spanjë, pasi i fshihej autoriteteve australiane, tha se u mërzit nga ishujt me diell dhe për këtë vendosi t’i dorëzohej policisë.

 

“Tenerifet nuk janë më si dikur”, i kishte thënë ai policisë në Salzburg, ishullin më të madh të arkipelagut, pasi hyri në rajon me vetëm dy valixhe nga pas.

Policia konfirmoi që ai ishte vërtet një i arratisur nga burgjet australiane, më shumë se 10 vite më parë, dhe kreu arrestimin.