.

“Drejtësi për Rexhinën!”, familjarët bëjnë thirrje për protestë pas vdekjes së 25 vjeçares pas lindjes

Sot në orë 10.00 para godinës së Maternitetit të Qendrës Spitalore “Dr.Xhaferr Kongoli” në Elbasan ,familjarët dhe të afërmit e Rexhina Dobrovës, 25-vjeçares që ndërroi jetë tri ditë më parë pas lindjes së fëmijës, i kanë bërë thirrje të gjitha nënave dhe të personave që e gjykojnë të arsyeshme që t’u bashkohen këtë të enjte për të protestuar.

Kjo protestë pason atë të një dite më parë para Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan kur zhvillohej seanca e vlerësimit të masës së sigurisë për dy mjekët e arrestuar nga policia pas vdekjes së 25 vjeçares me banim në lagjen “Vullnetari” në qytetin e Elbasanit. Rexhina Debrova , ndërroi jetën pas një komplikacioni të rëndë,në maternitetin e Elbasanit një orë pasi solli në jetë fëmijën e saj e parë.