.

Balla paralajmërim të fortë Bashës para protestës:Protesto kur të duash, por nëse bllokon rrugët…

Kur ndajnë pak orë nga protesta e opozitës, që sot do të bllokojë 5 akset nacionale në vend, duke nisur nga ora 18:00, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i ka dërguar kreut të PD-së, Lulzim Basha një paralajmërim të fortë.

“Dëgjoje këtu Lulzim, ke të drejtën të protestosh kur të duash e sa herë të duash, por harroje se mund të nxitësh dhunë, të bësh akte vandalizimi, të godasësh policinë, se ke për t’u përballur me ligjin qoftë ti, qoftë kushdo tjetër që tenton të bllokojë rrugë e të bëjë dhunë”-tha Balla nga foltorja e Kuvendit.