.

“Askush nuk e besonte që Partizani do të dilte kampion”, Bregu: Rroca ka bërë një gabim shumë të madh

 

Kukësi mposhti Skënderbeun me rezultatin 2-1 në sfidën e parë gjysmënfinale të Kupës së Shqipërisë. Në prononcimin pas ndeshjes për “Supersport”, vlonjati Dejvi Bregu u shprehën:Si e gjen këtë Skënderbe, edhe pse ka disa javë që je rikthyer në fushë?

Ekipin e gjej në një moment të vështirë si të gjithë e dini. Tani e kuptoj çdo të thotë të vish nga një dëmtim i gjatë.

Sa besim kishe te rasti i golit?

Që në momentin që Ethemi pasoi mbrapa, kam besuar që mund ta kapja topin dhe fatmirësisht topi preku topin tim dhe më lejoi që të shënoja gol.

Ta hodhi Rroca asistin për të shkuar vitin tjetër te Kukësi?

Rroca ka bërë një gabim shumë të madh, ardhja te Skënderbeu do ta kishte ndihmuar më shumë. Besoj që nuk duhet të ndahej nga mua. Janë zgjedhje që duhet t’i respektojmë.

Kur shkove te Skënderbeu the se do dilje kampion me 10 pikë diferencë…

Jo unë 10 pikë diferencë nuk kam thënë. Unë kam thënë që do dalë kampion. Normalisht që duke parë 2 fazat e para askush nuk besonte se do dilte Partizani kampion. Kështu është futbolli duhet t’i pranojmë disa gjëra. Një Superkupë e kam marrë, do marr dhe Kupën, kështu që Rrocës mos t’i ngelet hatri.

Duke parë që Luftëtari ka një shans për të dalë në finale, ju keni bërë historinë me Luftëtarin, duke shkuar në Kupat e Europës, do ju vinte keq, apo do të ishit të lumtur, nëse Luftëtari do fitonte Kupën?

Do ishte kënaqësi e madhe të luaja ndaj ish-ekipit që na ka dhënë dhe i kemi dhënë kaq shumë. Luftëtari ka hesapet e veta me Tiranën, ne kemi hesapet tona me Kukësin. Të shohim kush do shkojë në finale.