.

Aksident në minierën e Bulqizës, raportohet një i vdekur dhe një i plagosur

Aksident i rëndë gjatë punës në minierën e e fshatit Tërnovë në Bulqizë. Një person ka mbetur i vdekur dhe një tjetër ka mbetur i plagosur, raporton “News 24”.

Dyshohet se vdekja  ka ardhur për shkak të lëndëve helmuese pas plasjes së dinamitit në frontin e punës.

Ngjarja ka ndodhur në mesditë, në rrethana që ende presin të sqarohen nga policia.