.

EMRAT/ Vdekja e 25-vjeçares pas lindjes, arrestohet kardiologu dhe reanimatori. Ja pse akuzohen

Dy mjekë të qendrës spitalore në Elbasan janë arrestuar, pas ngjarjes së rëndë, ku 25-vjeçarja Rexhina Debrova, humbi jetën pasi lindi vajzën e saj.

Ata u moren dje ne pyetje, nderkohe sot, policia ben me dije se i ka arrestuar. Behet fjale per reanimatori Nikollaq Thano dhe kardiologu Mehmet Ibaj.

Njoftimi i policise

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasit:

M.I., 54 vjeç, banues në Elbasan dhe N.TH., 60 vjeç, banues në Cërrik, ( të dy me detyrë mjekë pranë Spitalit Rajonal Elbasan), pasi gjatë operacionit (për lindjen e fëmijës) ka ndërruar jetë shtetasja R.D., 25 vjeçe, banuese në Elbasan.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprën penale “Mjekim i pakujdesshëm”.

***

Qendra Spitalore në Elbasan, në një reagim për mediat më herët, sqaroi se vdekja e të resë, sipas tyre, erdhi si shkak i një komplikacion postoperator trombemboli pulmonare.

Ndërkohë, familjarët e viktimës kanë ngritur akuza ndaj stafit mjekësore, duke u shprehur se mjeku kardiolog është vonuar një orë dhe nuk ka mundur ta shpëtojë.

Rexhina Debrova u bë nënë për herë të parë, duke sjellë në jetë një vajzë pas vetëm 10 muajsh martesë, ndërsa foshnja gëzon shëndet të plotë.