.

Tragjedi në familjen shqiptare/I sëmuri mendor vret gruan, nusen e djalit dhe veten

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në lagjen Dardania në Prishtinë, ku tre persona kanë mbetur të vdekur.
Dyshohet se një person me probleme mendore ka vrarë gruan, nusen e djalit dhe më pas edhe veten.
“Sot rreth orës 13:30, policia ka marrë informacionin për një vdekje të dyshimtë në rrugën ‘Bill Klinton’ në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore”, ka njoftuar policia e Kosovës.

Vdekjen e viktimave e ka konstatuar edhe ekipi mjekësor në vendngjarje.

“Aktualisht njësitë policore janë duke punuar në sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me rastin”, thekson më tej policia.