.

Lapraka mbetet pa drita, OSHEE sqaron problemin dhe njofton kur rikthehet energjia

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike sqaron banorët e zonës së Laprakës në kryeqytet lidhur me ndërprerjen e energjisë elektrike që prej orës 21:00 gjatë mbrëmjes së djeshme. Përmes një njoftimi zyrtar, OSHEE shkruan se energjia elektrike parashikohet të kthehet pas 60 minutash.

Njoftimi i OSHEE

#Laprakë, Tiranë?

?Mbremë rreth 21:00 një pjesë e zones Laprake, Tiranë mbeti pa energji elektrike per shkakte nje defekti ne rrjetin TM.
Brigadat e njësisë Tirana3 kryen manovrime në çdo kabine per te identifikuar defektin deri ne 03:30 te natës.
?Aktualisht eshte gjendur defekti dhe parashikohet që energjia ⚡të rikthehet brenda 60 minutave.
?Eshte per tu theksuar fakti se vonesa në gjetjen e avarise erdhi edhe për shkak të mosadministrimit nga ana e OSHEE te kabinave private dhe mungesa e aksesit për të hyrë brenda e bën të pamundur manovrimin në kohë✔