.

Pashkët/ Mediu: Shqiptarët të luftojnë kundër njerëzve që mendojnë se janë Zot në këtë vend

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu uron besimtarët e krishterë me rastin e ditës së Pashkës.
Në mesazhin e tij, Mediu shkruan se sot është dita kur shqiptarët, në emër të besimit të luftojnë kundër së keqes, kundër njerëzve që mendojnë se janë Zot në këtë vend.

Mesazhi i plotë i Mediut:

Besimtaret Katolik dhe Protestant, shqiptaret, sot festojne diten e Pashkes.

Ringjalljen e Jezu Krishtit, ringjalljen e besimit, shpreses, sherimit dhe miresise.

Triumfit te se mires mbi te keqen.

Jesusi, meshirimi i hyjnores dhe njerezores, u sakrifikua per te shpetuar njerezimin nga mekati dhe ligesia dhe ringjalli te verteten dhe dashurine.

Ne kete dite te jashtezakonshme eshte momenti ku gjithsejcili si i barabarte perballe Zotit duhet te kthehet drejt se mires, faljes dhe dashurise per njeri tjetrin dhe dashurise per Zotin.

Eshte dita kur shqiptaret, ne emer te besimit te luftojne kunder se keqes, kunder njerezve qe mendojne se jane Zot në kete vend, kunder arrogances, perbuzjes, kunder atyre qe jane zgjedhur per te qeverisur, per ti sherbyer njerezve dhe kane zgjedhur ti sherbejne korrupsionit dhe krimit dhe duan ti kthejne shqiptaret ne skllever te pushtetit kriminal.