.

Bes Kallaku tregon më në fund arsyen se përse nuk publikon foto të vajzës së tij, Ajka

Aktori i njohur i humorit Bes Kallaku, i ftuar në emisionin “Thumb”, ka rrëfyer publikisht për herë të parë arsyen se përse nuk publikon asnjë foto të vajzës së tij.

Besi ka pohuar se nuk ka të bëjë aspak me syrin e keq, por së bashku me bashkëshorten e tij, këngëtaren Xhensila Myrtezaj dëshiron që kur të rritet, Ajka ta vendosë vetë nëse dëshiron që të bëhet e famshme apo jo.

“Nuk është çështje syri. Unë nuk mund ta bëj të famshëm fëmijën tim sepse është fëmija i Besit edhe i Xhensilës. Për ne është një marrëdhënie familjare brenda shtëpisë sonë. Fëmija im ka kohë të rritet edhe të bëhet vetë për veten e tij”, tha ndër të tjera aktori.